Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Farage: Referendum i dytë për Brexit/Reagon May: Jo!

schedule14:23 - 11 Janar, 2018

schedule 14:23 - 11 Janar, 2018

Me anë të një mesazhi në Tuiter ish lideri i Ukip në Britaninë e Madhe Nigel Farage propozi mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit. reagimi i kryeministres britanike May ishte i menjëhershëm duke thënë se kjo mundësi përjashtohet në mënyrë kategorike.

Një nga mbështetësit më të mëdhenj për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, Nigel Farage mendon se duhet mbajtur një referemdum i dytë për Brexit. Ish lideri i Ukip me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter u shprej se ndoshta do të ishte një zgjidhje shumë e mirë sepse do të ndihmonte brezat e rinj.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministres britanike Tereza Mej e cila nëpërmjet zëdhënëses së saj përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e një referendumi të dytë për BREX-it.

Kryeministrja u shpreh se do të ishte një akt tradhtie ndaj atyre që votuan dhe do të kishte pasoja shumë negative tek negoociatat me Brukselin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!