Rama takon ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, zbulon dhuratën e veçantë

schedule12:38 - 6 Nëntor, 2024

schedule 12:38 - 6 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e kryeministrisë ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë dhe ka marrë ftesën për të vizituar Riadin nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud.

Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka marrë gjithashtu dhuratë një tunikë, të cilin e veshi në shenjë falenderimi për festën miqësore.

Sipas Ramës, në qendër të diskutimeve është thellimi i marrëdhënieve dypalëshe

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, ka shkruar ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

/abcnews.al