Një 21-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Around”.
Si rezultat i këtij operacioni, i riu i lokalizua në afërsi të stadiumit “Dinamo”, dhe u vu në pranga.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.