Përmbyllja e negociatave deri në 2027? Ambasadori i BE: Është e mundur, plani mbetet ambicioz

schedule11:40 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:40 - 31 Tetor, 2024

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato tha se objektivi për të mbyllur negociatat e Shqipërisë me BE deri në fund të 2027, është një projekt ambicioz, i cili duhet besuar dhe duhet punuar shumë për të.

“Siç e thatë, komunikata që u miratua dje nga Komisionin shpreh mbështetjen dhe gatishmërinë për të shoqëruar qeverinë shqiptare në objektivat për të çelur të gjithë kapitujt deri në 2025, është e mundur, shumë ambicioze, dhe kjo është treguar nga kapacitete teknike të treguara për të shqyrtuar gamën e gjerë të çështjeve në mënyrë profesionale.  Kjo është një ofertë nga ana jonë për gatishmëri dhe mbështetje, por kërkon përpjekje të përkushtuar nga Shqipëria dhe nga shtetet anëtare për çeljen e kapitujve, nëse vendet anëtarë janë të bindura, që Shqipëria me vërtet ka bërë progres për këtë fazë, jam besimplotë, që mund të bëjmë progres për këtë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al