Një shqiptar humb jetën në Greqi pas përplasjes/Ndiqej nga policia

schedule11:09 - 11 Janar, 2018

schedule 11:09 - 11 Janar, 2018

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë, nga të cilët një grek dhe dy shqitarë, mbetën të plagosur, kur kamioni me të cilin udhëtonte u përplas pas ndekjes nga policia kufitare greke. Kamioni u sinjalizua nga patrulla e policisë në fushën e Polykastro Kilkis, por shoferi, një shtetas grek, nuk ndaloi pas urdhërit të agjentëve. Ndjekja e kamiont nga patrulla e policisë kufitare zgjati deri në Selanik. Si pasojë e shpejtësisë së madhe kamioni u përmbys duke shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur. Këta të fundit janë shtruar në spital dhe mbahen nën vëzhgim nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!