Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Vreshtas ku Shpëtim Çuka ka plagosur djalin për motive të dobëta.
Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit nuk pranonte që të shkonte në shkollë.
Për mediat foli xhaxhai i djalit të mitur, duke pohuar se I ati shpesh ankohej për djalin e tij.
Banorët e fshatit thonë se familja Çuka ishte e rregullt dhe nuk njihen si persona problematikë në zonë.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babi i tij është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale./abcnews.al