Vllaznia dhe Teuta janë gati për lojë. Ndeshja nis prej orës 16:30, ndërkohë që trajnerët e të dyja ekipeve kanë zgjedhur titullarët. Te Vllaznia rikthehet Gligorov, i cili luan si mbrojtës i djathtë. Në të majtë është zhvendosur Gurishta, kurse Marku do të luajë në mesfushë. Sulmi është i njëjti, me Maranho që mbështetet nga Sinho dhe kapiteni Gilman Lika.
Teuta në krahun tjetër nuk ka Çyrbjen dhe Hoxhën. Nga fillimi në mbrojtje luan Albano Aleksi, ndërkohë që Emiljano Vila si sulmues krahu. Khalid, i cili ka pasur probleme gjatë javës, është zëvendësuar nga Nikac.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E diel, më 24 nëntor, ora 16:30
VLLAZNIA-TEUTA
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi
/abcnews.al

