Edhe pse vetëm 7 kilometra larg qendrës së Vlorës, Pylli i Sodës po vazhdon të shkatërrohet. Pemët priten pa pushim, ndërsa tonelata mbeturina hidhen çdo ditë.
Pamjet tregojnë për shkatërrim të plotë të asaj që cilësohej si mushkëria e qyteti të Vlorës. Prerjet e paligjshme të pemëve kanë filluar prej kohësh dhe akoma vazhdojnë.
Në pjesën më të madhe të tij pylli është rrafshuar. Shkurtin e kaluar u tha se ai do të ruhet 24 orë nga policia bashkiake, por asgjë në realitet.
Por ky nuk është i vetëm problem. Mbetje të ndryshme urbane dhe inerte kanë zaptuar çdo ditë sipërfaqe të tëra të zonës së pyllëzuar. Aktualisht aty është një masakër ekologjike. Deri tani nuk është regjistruar asnjë person i arrestuar apo ndaluar si shkaktar për situatën e krijuar.
Gazetar i ABC News: Elton Nika /abcnews.al