Mblidhet Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.
Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar këtë të martë edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë Fredi Beleri në momentin e mbërritjes u pyet nga gazetarët nëse ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga kryeministri Rama, por preferoi të mos japë koment.
Fokusi i takimit do të jetë kryesisht tek -Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
2)Liria e medias dhe zgjedhjet;
3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.