I dënuari për korrupsion në zgjedhje Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi janë rrezuar nga Gjykata e Lartë e cila vendosi te mos pranojë rekursin që kishin bërë.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars 2024 që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet. Të dy keto vendime u lanë në fuqi edhe nga Apeli i Posacëm.
Beleri u arrestua më 12 maj 2023, në Himarë dy ditë para zgjedhjeve, ku ai i ofroi para një agjenti në mënyrë që ti siguronte vota në favor të tij.
Beleri pretendon se çështja kundër tij ishte e stisur dhe e sajuar por ndryshe u faktua nga SPAK.
Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të cilën arriti të fitojë zgjedhjet, por nuk arriti të gëzojë mandatin e kryebashkiakut.
Pasi Beleri shleu dënimin, u zgjodh eurodeputet nën siglën e “Demokracia e Re”, të kryeministrit Mitsotakis./abcnews.al


