Berisha fushatë me Belerin/ Kreun e PD e kap entuziazmi në Selanik: Krenar për LaCivita

schedule13:49 - 27 Prill, 2025

schedule 13:49 - 27 Prill, 2025

Sali Berisha doli këtë të dielë jashtë shtetit, për një takim me emigrantet në Selanik. Por, sa herë doktori shkon në Greqi, pas ka Fredi Belerin, të cilin e kalon gjithmonë në plan të parë.

“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia”, tha Berisha.

Kurse në plan të dytë, la turistin nga Korça, që falë Ramës, është kthyer  tashmë në superstratin e fushatës së tij, Ilir Vrenozi.

“Rama mendoi se do blinte Vrenozin, jo. Vrenoz, ty nuk të bleu. Tregove që je shqiptar i vërtetë. Dhe unë të falenderoj shumë.”

Por shpejt u kujtua se për këtë fushatë, Berisha Vrenozin e ka falas, kurse La Civitën me pagesë.

“A e keni parë ju me kë bëjmë ne fushatë, ne bëjmë me Kris La Civitën, Rama e bën me Vullnet Sinajn.”

Entuziazmi e kapi edhe këtë herë doktorin.  Me premtime dhe ngatërresa madhështore.

“Makinën e parë ju do ta sillni pa taksa, në Shqipëri. Rrogën mesatare rritet në 500 euro, më falni 1200 euro, se ajo është minimalja. Rrogën mesatare 1200 euro.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!