Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka deklaruar në emisionin “Real Story” se nocionet e para për të djathtën në Shqipëri i ka mësuar nga babai i tij.
Ai ka theksuar se në atë kohë figura kryesore para Sali Berishës ishte Gramoz Pashko.
“Unë nocionet e para për të djathtën i kam mësuar prej tim eti. Por di shumë mirë që në maj ’91, Berisha spastroi PD. Mbushja me sigurimsat e shtetit nuk është fakt siç thotë zoti Demaliaj.
Dominanca është krijuar pas 31 marsit kur u godit kulti i nismëtarit në të gjithë Shqipërinë dhe me këtë u goditën të gjithë ata njerëz që ishin çuar me iniciativën e vetë. Njerëzit që kanë kurajo për t’u përballur me regjimin është shumë e vështirë për t’iu nënshtruar. Ajo që thotë zoti Demaliaj, unë e kam me fakte se e kam studiuar këtë pjesë. Ka ndodhur në periudhën prill-maj të ’91 ku u zëvendësuan nismëtarët. U vendos kontrolli i plotë i degëve të PD dhe kontrolli i plotë në Tiranë.
Ka pasur për shembull dhe elementë të dukshëm dhunues në atë kohë. Figura kryesore në atë kohë, pak më para Berishës ishte Gramoz Pashko. Desidentët e vërtetë në atë kohë ishin në burg, At Zef Pllumi ishte në burg”, u shpreh Elezi./abcnews.al