Korçë/ Një 61 vjeçar gjendet i pajetë në lagjen e njohur si “Çezma e Amzës” në qytet.
Sipas informacioneve, mësohet se 61 vjeçari Dritan Shkaba është parë nga kalimtarë të rastit në lagjen 11.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit./abcnews.al