Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Për ju, ‘paketa e maleve’/ Kryeministri shqiptarëve në New York: Investoni në Shqipëri kursimet

schedule18:36 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 26 Tetor, 2024

NEW YORK- Kryeministri u kërkoi shqiptarëve të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri. Nga New Yorku, ai u tha shqiptarëve se do keni “avantazh të natyrës së taksës dhe të detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria”

“Brenda pak javësh, besoj ne do të publikojmë një program të ri, për të gjitha zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona, një program që quhet “paketa e maleve” dhe ata që janë në emigracion dhe duan ti investojnë kursimet e tyre për argotizëm, një mundësi të re me shumë avantazh të natyrës së taksës dhe të detyrimeve dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Ajo që u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikën dhe Europës, nuk është kthehuni përgjithmonë, por është po ti investoni kursimet tuaja në Shqipëri, tek shtëpia e gjyshit, për të bërë një agropërpunim, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit më shumë nga ai që u jep një punë dhe që u jep një rrogë”, tha ai./abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!