Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në SHBA: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditje vdekjeprurëse

schedule18:08 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:08 - 26 Tetor, 2024

SHBA- Kryeministri i vendit, në takim me shqiptarët në SHBA, tha se drejtësia në Shqipëri ka nisur rrugën e duhur dhe të drejtë, dhe për herë të parë qysh prej vitit 1912, ka goditur njerëz me ‘kostum’ e pushtet të lartë politik.

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të parë qysh prej themelimit të shtetit 1912. I janë nënshtruar forcë së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit dhe lidhjes së tyre qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Kurrë më parë, në historinë tonë, një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar dhe nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Historia e partisë në pushtet, që orienton drejtësinë, ka marrë fund, dhe unë jam krenar që me votën  shqiptarëve, PS në pushet udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, të cilën nuk e ka bërë asnjë vend anëtar i ri në BE, përpara se të hynte në be, lerë pastaj nga vendet e rajonit, ende nuk ka ndodhur, nga ajo që po ndodh një Shqipëri, për të cilën po merr vlerësime nga SHBA dhe BE.”, tha ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!