Fundjava e ndryshimit të orës ka ardhur. Natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 Tetor, në 03:00, akrepat e orës do të zhvendosën një orë mbrapa, duke u kthyer në orën 02:00.
Kjo do të thotë se do të flemë një orë më shumë, por gjithashtu nënkupton ditë më të shkurtër. Ora standarde mbetet në fuqi rreth 7 muaj, deri në fundjavën e fundit të Marsit, kur rikthehet ora ditore.
Pse e ndryshojmë orën?
Kalimi nga koha e verës në orën standarde është një praktikë e përdorur në shumë vende për të optimizuar përdorimin e dritës natyrore. Ideja e kohës së verës është të shfrytëzoni sa më shumë orët e ditës gjatë muajve të verës, duke lëvizur akrepat me një orë përpara, për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike në orët e mbrëmjes.
Megjithatë, ndërsa vjeshta përparon dhe ditët shkurtohen, avantazhi i energjisë zhduket dhe ne i kthehemi kohës diellore./abcnews.al