Vllaznia dhe Teuta janë gati. Dy skuadrat vijnë pas dy barazimeve pa gola në transfertë dhe në stadiumin “Loro Boriçi” që do të ketë të boshatisur tribunën kryesore do të masin forcat prej orës 16:30. Maksimumi i pikëve është synimi në të dyja kampet.
Shkodranët në këtë përballje do të ketë një mungesë të rëndësishme, si ajo e brazilianit Hygor. Trajneri Mirsad Jonuz ka menduar të bëjë një lëvizje në mesfushë, me Gurishtën që pritet të pozicionohet në treshen e qendrës së këtij reparti. Sulmi i besohet sërish Maranhao, për të cilin vlerësimet ishin maksimale kundër Tiranës.
Teuta në krahun tjetër nuk ka mbrojtësin Rustem Hoxha, i pezulluar me kartonë të verdhë. Khalid gjithashtu është i dëmtuar dhe këta dy futbollistë pritet të zëvendësohen nga Shkalla e Vecaj.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E diel, më 24 nëntor, ora 16:30
VLLAZNIA-TEUTA
Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Marku, Gurishta, Krymi, Ramadani, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja
Teuta: Frashëri, Todorovksi, Shkalla, Arapi, Kouros, Aleksi, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Nikacc. Trajner: Bledi Shkëmbi

