Skuadra e Leipzig vazhdon të impresionojë dhe të dhurojë spektakël. Të besuarit e Nagelsman luajnë futboll të bukur dhe marrin rezultate të shkëlqyera, duke fituar me rezultate të thella, si në Bundesliga, ashtu dhe në Champions League.
Edhe sot, në takimin kundër Koln, Leipzig ka fituar me rezultat të thellë, 4-1. Në 15 minuta, Leipzig shënoi plot tre herë, duke i mbyllur shumë shpejt historitë e këtij takimi.
Werner (22′), Forsberg (32′) dhe Laimer (37′) i dhanë avantazhin 3-0 Leipzigut, ndërsa Czichos shënoi për Koln në minutat e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Forsberg shënoi sërish, për të çuar në total numrin e golave në Bundesliga pas 12 ndeshje në plot 33. Skuadër fantastike!/abcnews.al
Bundesliga, java 12
Leipzig – Koln 4-1
Werner 22′, Forsberg 32′ 79′, Lainer 37′ / Czichos 40′