Turi ballkanik/ Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

schedule15:13 - 23 Tetor, 2024

schedule 15:13 - 23 Tetor, 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të turit 6 ditor në gjashtë shtetet e rajonit. Diplomatja evropiane u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në 16:10 është parashikuar një deklaratë e përbashkët.

Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.

Në 24 tetor Von Der Leyen do të ndalet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit. Turi i saj do të vijojë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.

Fokusi kryesor i Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në bendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priret që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro.

AGJENDA:

15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri

15.15 – Takim me kryeministrin Rama

16.10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp

17.00 – Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës

10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

./abcnews.al