VIDEO/ Makina përfundoi në oborrin e banesës në Borsh, të lënduarit shtetas austriakë

schedule11:16 - 17 Tetor, 2024

schedule 11:16 - 17 Tetor, 2024

BORSH– Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”. Shtetasi 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.

Abc News mëson se të plagosurit janë austriakë dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës. Drejtuesi i automjeti ishte 71-vjeçari, Astrit Shukullari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!