Shkodër, 28-vjecari mbërrin në spital i plagosur me armë zjarri. Dyshimet e para

schedule10:15 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:15 - 17 Tetor, 2024

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore nje, 28 vjeçar, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.

Në bazë të deklarimeve të vëllait të 28 vjecarit, paraprakisht dyshohet se ai  është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.