Vidhnin dyqanet në Sarandë/ Pranga të riut, në kërkim bashkëpunëtori

schedule09:19 - 16 Tetor, 2024

schedule 09:19 - 16 Tetor, 2024

SARANDË- Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia për vjedhje në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë vjedhur një sasi parash në një dyqan si dhe kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh.

Aktualisht, siç thotë policia, po vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas./ abcnews.al