VIDEO/ Moti i keq në Lezhë, banorët e fshatit Fishtë: Ka shkaktuar dëme, nëse pastrohet kanali i ujërave të larta shmangen përmbytjet

schedule10:07 - 10 Tetor, 2024

schedule 10:07 - 10 Tetor, 2024

Reshjet intensive të shiut probleme në fshatin Fishtë të Lezhës. Ura në afërsi të kishës është dëmtuar dhe mbetet e pakalueshme. Nga rritja e nivelit të lumit Drin, u rrezikuan edhe disa banesa.

Pjetër Agustini, banor i fshatit Fishtë thotë se uji ka shkaktuar disa dëme në stallat e bagëtive. Ai thotë se kanali aty pranë nuk është pastruar ndërsa apelon që të merren masa.

“Bllokohet grykëderdhja, fryhet dhe del uji. Ka kohë që nuk është pastruar kanali. Mbrëmë ka bërë pak probleme, ka hyrë te stallat e bagëtive. Gjithmonë ky kanal ka probleme. Shteti të marrë masa, të sigurojë popullsisë. Nëse pastrohet Drini, edhe kanali shkon në një.”, u shpreh ai.

Një tjetër banor, Vlash Simoni thotë:

“Problemi është alarmant. Kanë rënë shumë milimetra shi, në blektori ka prishur shumë gjëra. Kjo ndodh se nuk punon kush në bashkinë tonë. Kanali i ujërave të larta duhet pastruar. Mua s’më ka bërë dëme përveçse na ka terrorizuar. Kështu s’na ka ndodhur ndonjëherë. Nëse pastrohet kanali mund të shmangen përmbytjet. Kur e kanë pas pastruar, s’e kemi pasur frikë. Tani bien shumë pisllëqe nga lart. Ishalla bashkia vë dorë në të.”/abcnmews.al