Aksidentoi për vdekjen këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

schedule10:42 - 7 Tetor, 2024

schedule 10:42 - 7 Tetor, 2024

Është arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar në Dibër. Mësohet se ai ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 42-vjeçar.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!