“Zonja” mendon për sulmin, Juventus me objektiva të qarta në merkaton e janarit

schedule19:16 - 5 Tetor, 2024

schedule 19:16 - 5 Tetor, 2024

Duket se karriera e tij është e destinuar të shkatërrohet nga një kalvar i gjatë dëmtimesh.

“Bomberi” polak, Arkadiusz Milik ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju, i pësuar në qershor me Kombëtaren dhe kohët e fundit po përflitej se ai do të kthehej pas ndeshjeve të kombëtareve, por nuk rezulton më kështu.

Sipas raportimeve më të fundit të klubit torinez, ish-“bomberi” i Napoli e Ajax, tashmë i “Zonjës së Vjetër” iu nënshtrua sërish një operacioni dhe nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Thiago Motta të paktën deri në muajin janar, duke e lënë këtë të fundit vetëm me serbin, Dusan Vlahovic, si sulmues pykë.

Në të tilla rrethana, “Bardhezinjtë” kanë filluar të përpilojnë një listë me zëvendësuesit e tij, ku kryesori mbetet Jonathan David, me sulmuesin e Lille, të cilit i skadon kontrata në verë dhe mund të arrijë për pak para në Torino e më tej në listën e “gjigantëve” të Serie A është edhe spanjolli Ferran Torres. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!