Rama në “luftë” me herniet/ Ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, kryeministri sonte në spital

schedule11:19 - 3 Tetor, 2024

schedule 11:19 - 3 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikalë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mëngjesin e të enjtes.

Shkaku që çoi shefin e qeverisë në sallën e operacionit ishte  hernia inguinale.

Ndërhyrja u krye përmes laparaskopisë.  Një procedurë mjekësore  që  sipas mjekëve I jep mundësi  pacientit   të rikuperohet më shpejt.

Operacioni u krye nga një grup mjekësh që kryesohej nga   Profesor Doktor Arben Gjata.   Sipas tyre  ndërhyrja zgjati rreth dy orë dhe  shefi I qeverisë është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë Kryeministri Edi Rama  do ta kalojë natën e sotme në mjediset e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama pati paralajmëruar se do ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në fund të muajit gusht  kur në QSUT u hap spitali ditor.

Prillin e vitit të shkuar  shefi I qeverisë  po në    të njejtën spital  nga ekipi I mjekëve kryesuar nga  kirurgu  Gjata  iu nënshtrua operacionit  për apendicitin. /abcnews.al/