Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, analizoi kualifikueset e Euro 2020 që zhvilloi Shqipëria dhe problemet që ka kombëtarja jonë. Në emisionin Pressing, Starova tha:
RINOVIMI – “Memushaj, Basha, Lenjani, t’i hapin rrugët këtyre tjerëve, që në fillim. Tani jemi eliminuar. Të gjithë kanë qenë pro që Basha të largohet nga kombëtarja, të gjithë këtu. Rinovimi nuk është bërë i plotë, trajnerit duhet t’i jepnim kohën pa objektiv. Kosova të kishte fituar me Bullgarinë ishin në Europian”.
TRAJNERI – “Pas De Biasit, duhet të kishim një trajner me eksperiencë. Ne s’kemi mbrojtës të majtë, ju më thoni yllin e Sionit. Pse u hoq Ansi Agolli? Doni emra ju tani? Unë nuk jam kundër Qoses, më kuptoni drejt. Unë po them se ne kemi fazën difensive si asnjëherë tjetër problem të madh.
ANDORRA – “Pse nuk luan Dermaku? Nuk mund ta mendoj se e kishim mendjen te Franca. Nuk duhet ta kishim mendjen te Franca. Dermaku sakrifikoi me Andorrën, që të luanin të tjerë me Francën”./abcnews.al