Mbi 30 vite koleksionist, rrëfehet Shala: Posedoj dokumenta të rrallë të shkollave të vjetra shqipe, si deftesa dhe pulla fiskale

schedule10:38 - 2 Tetor, 2024

schedule 10:38 - 2 Tetor, 2024

Koleksionisti, Shpëtim Shala ka rrëfyer në emisioni “Pas Mesnate” 30 vitet e tij me pasionin për kërkimin e rrënjëve shqiptare.

Ai ka thënë se në fillim koleksiononte vetëm libra, pasi ato ishin më të lejuara, ndërsa më tej, filloi me kartëmonedha.

“Si hobi ka lindur përpara tre dekadave dhe lidhet kryesisht me librin, pasi ishte i lejuar që të mblidhej, ndërsa objektet e tjera ishte vështirë që t’i siguroje dhe nuk na binte ndërmend që t’i grumbullonim. Mbas viteve ’91, filluam të mblidhnim diçka dhe ato bashkoheshin me njëra-tjetrën. Kishte monedha që mblidheshin me kartmonedha dhe kështu ky koleksion filloi duke u zmadhuar”.

Sa i përket, koleksionit mbi shkollat shqipe, Shala zbuloi ka arritur të mbledhë, përveç deftesave të vjetra, sistemin e notave, pullave fiskale dhe mbi 2 mijë fotografi.

“Koleksioni mbi shkollat shqipe ka filluar mbas vitit ’91 dhe ai përbëhet nga fotografi të shkollave, nga çdo fshat dhe qytet i Shqipërisë. Shkollat e mesme ishin pak a shumë 7-vjeçare, shkollat fillore ishin 5-vjeçare. Aty mund të shikosh sistemin arsimor që është përdorur që herët në Shqipëri, përveç tyre kemi deftesat e drejtorave e shkollave, sistemi i notave, pullave fiskale, deftesat e lirimit zakonisht shoqëroheshin dhe me pullat fiskale.

Dokumentat janë të shumta, mbi 250 deftesat, mbi 2 mijë fotografi, tekstet mësimore që janë përdorur në atë kohë, mjete mësimore si lapsa, vizore, etj. Edhe me to, shoqata jonë ka bërë disa ekspozita”./abcnews.al