Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken iu drejtua Izraelit duke thënë se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit që përfshin Libanin vetëm do ta bëjë më të vështirë për kthimin e civilëve në shtëpi, në të dy anët e kufirit, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë Izraeli hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim me grupin militant Hezbollah.
Pavarësisht qëndrimit të Izraelit, SHBA dhe Franca propozuan një armëpushim 21-ditor dhe thanë se bisedimet po vazhdonin, përfshirë ato që u mbajtën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
/abcnews.al