Ministria libaneze e shëndetësisë në një deklaratë sot tha se nëntë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit gjatë natës në Younine në veri-lindje të Libanit, afër Baalbek.
Më herët, ministria njoftoi vdekjen e katër personave të tjerë më në jug, në Qana dhe Aita el Shaab.
“Ushtria izraelite vazhdon të operojë për të shkatërruar aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut”, thuhet në një deklaratë.
Gjithashtu në një deklaratë të re, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë goditur rreth 75 objektiva të Hezbollahut gjatë natës.
Ai thotë se sulmet ndodhën në Bekaa, afër kufirit me Sirinë dhe Libanin jugor, dhe kishin në shënjestër depo armësh, raketahedhës, ndërtesa ushtarake dhe infrastrukturë.
/abcnews.al