Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ngushëllime bashkëshortes e familjes

schedule14:08 - 18 Shtator, 2024

schedule 14:08 - 18 Shtator, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.

Ish-deputeti demokrat u nda nga jeta mesditën e kësaj të mërkure, si pasojë e një arresti kardiak. / abcnews.al