Familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e 9 janarit 2004 në Vlorë, në tentativë për të mbërritur në brigjet italiane, kanë kryer homazhe dhe kanë hedhur lule në det. Të afërmit e tyre kërkojnë drejtësi dhe dënimin e personave përgjegjes për ngjarjen.
U rikthyen sërish në vendin ku humbën të afërmit e tyre.
14 vjet pas tragjedisë së 9 janarit familjarët e viktimave po bëjnë homazhe në qytetin bregdetar të Vlorës.
Kërkojnë drejtësi. Sipas tyre fëmijët janë lënë në mes të detit nga neglizhenca e strukturave shtetërore.
Shpresat e tyre ende nuk janë shuar. Ata besojnë se një ditë të afërt organet e drejtësisë do të bëjnë detyrën e tyre.
Në 9 janar të vitit 2004 nga moti i keq dhe me dallgë të medha gomonia e nisur nga zona e quajtur plazhet e bardha, u mbyt në det.
Për pasojë gjetën vdekjen 28 persona nga 36 që ishin në të, 8 prej tyre ende nuk u janë gjetur trupat. Viktimat ishin me origjinë nga Shkodra e Lezha./abcnews./al