“Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncert për figurën e kompozitorit Feim Ibrahimi

schedule16:41 - 19 Nëntor, 2019

schedule 16:41 - 19 Nëntor, 2019

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, një koncert kushtuar kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të shfaqet këtë të enjte në kryeqytet. Opera-histori i është dedikuar kompozitorit që tronditi tabutë e realizmit socialist.

Koncerti për Feim Ibrahimin “Rrjedh në këngë e ligjërime” sjell të plotë figurën e kompozitorit të shquar.

Opera histori kësaj here i është dedikuar kompozitorit që tronditi tabutë e realizmit socialist, Feim Ibrahimi. Bashkëshortja Vera, plot emocion në prag të koncertit shpreh dhe ëndrrën e pamundur.

Drejtoresha Zana Çela nënvizon meritat e këtij kompozitori në larminë e zhanreve që ai ka krijuar.

Dirigjenti  Ermir Krantja  I cili në 25 vite  ka realizuar 5 koncerte me krijmtarine e tij,këtë e cilëson më të plotin.

Vikena Kamenica do të risjellë xhaketën e kuqe edhe në shenjë vazhdimësie nga kompozitori tek e bija pianistja Etrita Ibrahimi.

Vepra e Feim Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Në nder të një prej mjeshtrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare TKOB organizoi koncertin Feim Ibrahimi – “Rrjedh në këngë e ligjërime” mbrëmjen e së enjtes në katedralen Ortodokse. /abcnews.al