Finalja e kupes se botes u amerikanizua nëpërmjet koncertit mes pjesëve në stilin e SuperBowl. Pushimi zgjati 27 minuta, 11 prej të cilave u okupuan nga hitet e njëpasnjëshme të artistëve, nën një ritëm të shpejtë. Madonna , Justin Bieber , BTS dhe Shakira sollën secili nga një pjesë të hiteve të tyre në performancën spektakolare.
Shfaqja në stadiumin MetLife përfshiu 2 minuta nga secili prej artistëve të përfshirë. Madonna e hapi shfaqjen me hitin e saj dance-pop të vitit 2000, “Music”, duke hyrë në fushë me një makinë që drejtohej nga legjendarët brazilianë, Ronaldo dhe Ronaldinho.
Dirigjenti venezuelian Gustavo Dudamel udhëhoqi orkestrën simfonike simon Bolivar të venezuelës që këndonte këngën e kthyer në himn të çdo ndeshjeje nga White Stripes, “Seven Nation Army”, ndërsa banda muzikore e Muppets kishte si baterist personazhin Animal.
Dhe nuk kishte si të mungonte – për herë të fundit këtë botëror – vozitja legjendare e vikingëve që përcolli ccdo ndeshje të norvegjisë në kampionat.
Stafetën e mori grupin koreano jugor I muzikës pop BTS me këngën Dynamite. Ndërsa Justin Bieber u prezantua nga personazhet e serialit të njohur Ted Lasso në fushë, sikur të ishte lojtar I futbollit amerikan. Performanca e këngës së tij “everything Hallelujah” ndryshoi ritmin e shfaqjes.
Pas Bieber, fushën e ktheu në skenën e saj Shakira, e cila bashkë me Burna Boy preformuan Dai Dai, këngën zyrtare të Botërorit 2026, me një grup valltarësh që përfshinin edhe ghetto kids, trupën e valltarëve të vegjël nga Uganda.
Te gjithë artistët u bën bashkë për performancën e fundit të Korit PS22 të përbërë nga nxënës të shkollës fillore nga Staten Island, të mbështetur nga Dudamel dhe të shoqëruar nga Chris Martin – këngëtari i Coldplay i cili kuroi performancën – së bashku me Shakirën dhe shumë personazhe të tjerë të Muppets dhe “Sesame Street”.
Eventi i pjesës së parë nuk ishte thjesht për argëtim; ai u përdor si një mjet masiv bamirësie në mbështetje të Fondit Global të Arsimit Qytetar të FIFA-s , me qëllim mbledhjen e 100 milionë dollarëve për arsimimin e fëmijëve dhe mundësitë e futbollit në nivel global.
Muzika dhe argëtimi ishte prezent përgjatë finales që prej fillimit. Ceremonia e mbylljes së kompeticionia u zhvilluar para ndeshjes sportive dhe përfshiu performancën e Nicole Scherzinger me Robbie Ëilliams dhe Laura Pausini, një fjalim nga Tom Cruise, himnin amerikan të kënduar nga Jennifer Hudson dhe performancën e parë të IShowSpeed./abcnews.al



