Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe fali 57 shtetas nga Bangladeshi të dënuar për organizimin e protestave

schedule15:31 - 3 Shtator, 2024

schedule 15:31 - 3 Shtator, 2024

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, fali 57 shtetas Bangladesh të cilët u dënuan me burgim për organizimin e protestave kundër qeverisë së Bangladeshit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të falurit do të dëbohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas agjencisë WAM, raporton Reuters.

Në korrik, Gjykata Federale e Apelit në Abu Dhabi dënoi 57 shtetas të Bangladeshit për protestat në Emiratet e Bashkuara Arabe kundër kryeministrit të atëhershëm të Bangladeshit, Sheikh Hasina dhe qeverisë së saj.

Tre shtetas të Bangladeshit u dënuan me burgim të përjetshëm, 53 u dënuan me nga 10 vjet burg secili dhe një shtetas i Bangladeshit, i cili, sipas raporteve të mediave shtetërore, hyri ilegalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mori pjesë në trazira, u dënua me 11 vjet./abcnews.al