“Rama reputacion të mirë në SHBA”, moderatori Steve Clemons: Si mund të mësojmë nga ju? Kryeministri: Na duhen miq të mirë

schedule18:07 - 30 Gusht, 2024

schedule 18:07 - 30 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama nga Praga ka deklaruar se Shqipëria pa asnjë rezervë është kundër agresionit rus në Ukrainë.

I pyetur nga moderatori Steve Clemons për reputacionin e mirë në SHBA, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka nevojë për miq të mirë dhe se është e rëndësishme që të jetë i dobishëm për vendin dhe miqtë.

“Pa asnjë rezervë jemi anëtar të NATO-s dhe pa asnjë rezervë jemi kundër agresionit rus në Ukrainë. Është e qartë kudo të shkosh se ku përkasim. Popullariteti i Vladimir Putin në Shqipëri është shumë pak, ndërkohë që ka vende të tjera ku Vladimir Putin është më popullor. Por çështja është se si ta bëjmë bashkë këtë rajon, ta mbajmë të bashkuar”, tha ai.

Pyetje: Keni një reputacion që është interesant, ju njiheni jeni kryetar i PS dhe keni krijuar marrëdhënie të mira me Trump kur ishte president, por edhe me Biden. Shumë njerëz duan të njohin këtë anë… Si arrini ju të lundroni në këto lloj personalitetesh botërore.

Rama: Unë jam rritur në kohët e komunizmit në një regjim të pamëshirshëm. Komunistët thoshin, miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë… E shoh ndonjëherë këtë që bëhet mënyrë sjellje edhe e demokratëve, unë nuk besoj tek kjo…Ndoshta jam kryeministri më i gjatë këtej parë dhe jam i vetëdijshëm që Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq të mirë. Mund të them që Shqipëria është mike me Turqinë dhe Greqinë, si mund të marrim anë…Njerëzit janë njerëz, në fund unë besoj që të flasësh me njerëzit edhe të mos biesh dakord është shumë më mirë se sa të mos flasësh dhe të ndezësh mosmarrëveshje…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!