Sezoni i ri/ Rama mbledh ministrat, analizë për punën e qeverisë. Të pranishëm dhe kryetarët e bashkive

schedule12:07 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:07 - 30 Gusht, 2024

Shtatori do të nisë me vrull për socialistët. Data 1 do të mbledhë qeverinë në Dajt për të analizuar sezonin e ri politik dhe për të vendosur objektivat për në vazhdim, pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi do t’i shërbejë edhe analizës së progresit për qeverinë Rama, e cila synon mandatin e katërt në 2025.

Kryesocialisti do të vendosë nëse do të ketë apo jo ndryshime tek anëtarët e kupolës, drejtues të parties apo edhe nga sekretariati rozë.

Kjo mbledhje në vilën qeveritare, e cila tanimë është kthyer në traditë po ndez motorrët për Partinë Socialiste me takimin 1 ditor në Dajt, por do të pasohet në 8 shtator me Asamblenë e socialistëve. Ajo pritet më pas të zgjedhë kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës dotë jenë edhe të dërguarit politikë në dymbëdhjetë qarqet e vendit.

Diskutimet me përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar krahas zgjedhjeve të pranverës do të përqëndrohen në reformat e integrimit dhe politikën e jashtme, pak javë përpara mbledhjes së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për çeljen e negociatave.

Megjithatë shtylla të tjera diskutimi do të ketë edhe për mrëqeverisjen, rendin dhe sigurinë, në formën e një bilanci në mbyllje të këtij mandati qeverisës.

Këtë fundjavë Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, ku do të diskutojë për hapjen e kapitujve të tjerë për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!