Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se pushtimi i dy rajoneve Ruse Kursk dhe Belgorod është pjesë e një “plani fitoreje” të Kievit, i cili synon t’i japë fund kësaj lufte nëpërmjet një plani paqeje të hartuar prej tyre. Zelenksy u shpreh për mediat këtë të martë se në shtator ai do ti dorëzojë “një plan fitoreje” Presidentit Amerikan Joe Biden si dhe kandidates Demokrate Kamala Harris dhe ish presidentit Amerikan Donald Trump. Ndërsa nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi këtë plan, Zelensky theksoi se është shumë e rëndësishme që ai të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se do të ishte e drejtë që këtë plan t’ia paraqisja filimisht Presidentit Amerikan Joe Biden. Suksesi I këtij plani do të varet nga ai. A do të na jepet ne ajo cfarë po kërkojmë për këtë plan fitoreje. A do të jemi të lire që ne të përdorim se fare është në këtë plan . Meqë gjërat po vonohen pak, planin do tia prezantoj Presidenti Amerikan në Shtator.”
Analistët ushtarake perëndimor kanë deklaruar që prej nisjes së offensives nga Ushtria Ukrianase ne dy rajonet ruse, Kievi po përpiqet të jetë në kushte të barabarta me Moskën për ta detyruar atë që të ulet në tryezën e bisedimeve të paqes.
Volodymir Zelensky foli në konferencën e kësaj të marte edhe mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse të Ukrainës ku tha se Ushtria e tij ka testuar për here të parë me sukses një raketë balistike të prodhuar prej tyre.
Sipas Presidentit Ukrainas vendi i tij ka kapacitetin të prodhojë rreth 2 milionë drone ushtarake në vit, por pengesë janë fondet që i duhen nga SHBA dhe perëndimi. Deklaratat e Zelenskyt këtë të martë erdhën ndërsa Rusia vijoi sulmet e saj ajrore mbi terrioret Ukrainase duke lënë të vrarë 5 persona në Krivi Ryh dhe Zaporizhia.
/abcnews.al