Ditën e sotme një person ka sulmuar me armë zjarri një qendër tregtare në SHBA.
Në qendrën tregtare “Walmart” në Oklahoma të SHBA-së, për shkak të të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë 3 persona.
Gazeta Duncan Banner, duke cituar policinë lokale, tha se personi i armatosur ishte mes tre të vrarëve në parking.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri, sqaroi më tej policia.
Shkollat Publike janë mbyllur në qytetin ku ndodhi tragjedia dhe vizitorët nuk lejoheshin të hynin derisa policia të deklaronte situatën e sigurt./abcnews.al