Pasi lajmëruan një ditë më parë kompaninë turke “Kurum” se do të shkonin për inspektim, ekspertët e inspktoratit shtetëror të punës zbarkuan në mjediset e saj rreth orës 10 të mëngjesit të së martës.
Mësohet se gjatë tre orëve qëndrim në zyrat e “Kurum” inspektorët kanë marrë dokumente për të verifikuar shkaqet e largimit nga puna të afro 500 punonjësve, të cilët kompania turke thotë se po i shkarkon pas vështirësive ekonomike që ka hasur.
Në përfundim të inspektimit, drejtuesi i inspektoratit Elbasan nuk ndau asnjë informacion lidhur më cfarë kishin mundër të shihnin dhe dokumentonin në tre orë qëndrimi brenda kompanisë që akuzohet se ka eksportuar mallra të rrezikshme drejt Tajlandës.
Konkluzione e inspektimit njoftoi se do të bëhen publike në ditët në vijim.
Po të martën pranë “Kurum” ishin edhe ekspertë të “Inspektoratit të Mjedisit” të cilët mësohet se morën mostra që do të analizohen në laboratoret përkatës.
Ndërkohë dy uzinat e kompanisë turke ajo e prodhimit të celikut dhe e petëzimit vijojë te jenë të mbyllura.
Brenda zyrave mësohet se ndodhen vetëm punonjësit e departamentit të shitjeve e jashtë tyre rojet e sigurisë ndërsa qindra puonjës të tjerë janë hedhur në rrugë me pretendimin se kompania nuk po ja del dot ekonomikisht.
Ky vendim për mbyllje uzinash e shkarkim punonjësish vjen pas zbulimit të skandalit se “Kurum” përmes një kompanie tjetër ka eksportuar drejt Tajlandës rreth 800 ton mbetje të rrezikshme./abcnews.al