Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian i dha dritën e gjelbër Olivér Varhelyi për në postin e komisionerit për zgjerimin dhe politikës së fqinjësisë, pasi shqyrtoi përgjigjet e tij me shkrim. Olivér Varhelyi ishte kandidati i fundit për të cilin pritej aprovimi për fillimin e e detyrës së ekipit të ri të Komisionit të presidentes së zgjedhur, Urusla Von der Leyen.
Hungarezi Olivér Várhelyi do të jetë komisioneri i ardhshëm për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në ekipin e Komisionit Europian të drejtuar nga Ursula Von der Leyen. Konfirmimi në këtë post është bërë i mundur pas dritës jeshile të dhënë nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian si rrjedhim i vlerësimit pozitiv së përgjigjjeve shtesë me shkrim dhënë nga Várhelyi.
Në këto përgjigje,Olivér Várhelyi, ka cilësuar se as nuk ka lidhje dhe as nuk influencohet nga deklaratat e Viktor Orban, duke rrëzuar kështu dyshimet e grupimeve të majta dhe atij liberal në Parlamentin Europian për të cilat nuk u votua në dëgjesën e javës së shkuar. Olivér Várhelyi është me formim jurist. Ai ka kryer disa funksione si diplomat hungarez, ku më i rëndësishmi është ai i ambasadorit në përfaqësinë e përhershme të Hungarisë pranë BE-së, si edhe shef i departamentit në Komisionin Evropian për të drejtat e pronësisë industriale.
Olivér Várhelyi është shprehur në dëgjesën e Parlamentit Europian, se prioritetet e tij për politikën e zgjerimit lidhen së pari me hapjen e negociatave e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit të 7 dhe 8 majit.
Për këtë, Olivér Várhelyi, është shprehur, se që prej ditës së tij të pare në detyrë synon të punojë ngushtë me shtetet anëtare për të zgjidhur shqetêsimt që kanë lidhur me kërkesat e rreme të azili, shtrirjes së korrupsionit dhe çështjeve të tjera të sundimit të ligjit.
Ai ka theksuar, se do të përfshije shtetet anëtare në misionet faktmbledhëse për vlerësimin e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të evituar një tjetër dështim, si edhe ta shtrijë këtë metodologji edhe për vlerësimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Duke shpalosur vizionin e tij për mandatin 5 vjeçar, Olivér Várhelyi ka thënë se do të dëshironte që në 2024 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të jenë afër përfundimit të negociatave të anëtarësimit, Serbia gati për t’u anëtarësuar në BE dhe vendet e tjera të kenë bërë progres të konsiderueshëm. /abcnews.al