Armando Broja nuk do të huazohet te Ipswich Town/ Fabrizio Romano: Dështon marrëveshja mes palëve

schedule13:10 - 24 Gusht, 2024

schedule 13:10 - 24 Gusht, 2024

Transferimi i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nga Chelsea tek Ipswich Town është në prag të dështimit. Kjo u konfirmua nga gazetari  Fabrizio Romano me një postim në “Facebook”.

Përkundër faktit se Broja kishte udhëtuar për të kryer vizitat mjekësore marrëveshja duket se ka dështuar, pasi aktorët e përfshirë në këtë transferim, po shqyrtojnë alternativa të tjera.

Nuk janë bërë të qarta ende shkaqet për prishjen e këtij transferimi. Ajo që dihet është se tashmë e ardhmja e Armando Brojës mbetet pezull.

Sulmuesi kuqezi ka në dispozicion vetëm 6 ditë kohë të gjejë një skuadër të re. Tashmë pritet të shihet se cilat do jenë zhvillimet e fundit rreth fatit të Armando Brojës.