“Kurti po rrezikon sigurinë në veri për populizëm”, analisti: Po luan ping pong me aleatët, do t’i kushtojë karrierën politike

schedule23:48 - 21 Gusht, 2024

schedule 23:48 - 21 Gusht, 2024

Analisti Jeton Halimi thotë se Albin Kurti po luan “ping-pong” me aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas tij do t’i kushtojë karrierën politike. Në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, ai tha se Kurti kërkon që të mbulojë dështimet e qeverisë së tij me populizëm.

“Albin Kurti me kryeneçësinë e tij po mendon se është lojë mëhallash. Por do t’i kushtojë edhe në karrierën e tij politike. Tashmë Kurti po luan ping pong me amerikanët. Amerikanët duan një njeri që koordinohet me ta dhe evropianët, dhe jo me kryeneçësi si Kurti, që paradite thotë diçka dhe pasdite bën diçka tjetër. Një kryeministër si Kurti, mashtrues, mundohet që për populizëm të mbulojë dështimet e veta në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe veçanërisht pjesës së Veriut.”, u shpreh analisti.

Sipas tij, do të ketë pasoja të mëdha për Kurtin nëse hap urën e Ibrit.

“Kurti mund të shpallet non grata nga SHBA. Nëse mendon të hapë urën, ai mund të ketë edhe pasoja të tjera, edhe penale. Larg qoftë të mendohet se një polic i Kosovës t’i kthejë armën një ushtari amerikan dhe të largojë KFOR nga ura e Ibrit. Shpresoj që të koordinohet me miqtë dhe të mos bëjë një gabim të tillë se mund të ketë pasoja edhe në opinion”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!