Rusia pranon se Ukraina ka kryer sulmin më të madh ajror me dronë që nga fillimi i luftës

schedule11:47 - 21 Gusht, 2024

schedule 11:47 - 21 Gusht, 2024

Rusia ka akuzuar këtë të mërkurë Ukrainën se  ka kryer sulmin më të madh ajror me drone drejt territorit të saj që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.

Ministri a Mbrojtjes në Rusi pretendoi se ka shkatërruar 45 dronë Ukrainas përgjatë natës ku 11 prej tyre mbi Moske, 23 dronë mbi rajonin Bryansk, 6 dronë mbi rajonin e Belgorodit, tre mbi qytetin Kaluga dhe dy drone mbi rajonin e Kurskur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan sistemet e mbrojtjes Ajrore të Rusisë që shkatërruan dronët ushtarak të Ukrainës. Kryebashkiaku I Moskës deklaroi se kjo është përpjekja më e madhe që është bërë për të sulmuar kryeqytetin rus.

Sulmi i ushtrisë Ukrainase vjen ndërsa trupat Ushtarak të këtij vendi kanë nisur një inkursion në dy rajone të Rusisë, Kursk dhe Belgorod në atë që është pushtimi i madh në territorin e këtij vendi  që prej luftës së dytë botërore.

Nga ana tjetër Rusia përgjatë ditëve të fundit ka vijuar avancimin e saj ushtarak në Lindje të Ukrainës atje ku zotëron 18% të territorit.

Trupat ushtarak të Moskës po pushtojnë qytetin Pokrovks, një ndër qendrat më të rëndësishme logjistike të Ukrainës ku ruhen municione të ndryshme ushtarake duke përfshirë këtu edhe predha të ndryshme artilerie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!