Një 11 vjeçar humbi jetën në Spanjë pasi u godit me thikë teksa po luante futboll me disa bashkëmoshatarë.
Djali u sulmua nga një burrë që hyri në fushë në një qendër sportive në Mocejòn, një qytet i vogël në provincën e Toledos.
Sipas mediave vendase, autori i krimit e kishte mbuluar fytyrën me një shami dhe pasi e ka goditur disa herë fëmijën, është larguar.
Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë, sipas burimeve të cituara nga agjencia Europa Press.
Shërbimet e mbështetjes psikologjike po japin ndihmë për familjen e vogëlushit, të cilët janë në tronditje pas krimit të tmerrshëm./abcnews.al