Lojtari i Anglisë, Harry Maguire, u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Leicester City te Manchester United për 97 milionë dollarë. Te kombëtarja e Anglisë, gjiganti i prapavijës është shndërruar në lojtar të pazëvendësueshëm.
Edhe në takimin e sotëm kundër Kosovës, Maguire luajti si titullar, duke kompletuar 90 minutëshin e plotë në atë fitore 0-4. Pas ndeshjes, mbrojtësi i Manchester United shfrytëzoi “Twitter”-in e tij për t’i thurur elozhe Kosovës.
“Kosovë, ishte kënaqësi. Falëminderit për mikpritjen e ngrohtë. Vend i bukur, njerëz të mrekullueshëm. Fat të mbarë në të ardhmen!”, shkroi mbrojtësi i kombëtares angleze./abcnews.al
#Kosovo It’s been a pleasure – Thanks for the amazing welcome. Beautiful country, lovely people. Good luck in the future ??❤️
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) November 17, 2019