Apeli për kujdes/ Turqia regjistroi korrikun më të nxehtë në 53 vitet e fundit

schedule21:29 - 15 Gusht, 2024

schedule 21:29 - 15 Gusht, 2024

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike në Turqi, Murat Kurum, ka bërë të ditur se vendi ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë në 53 vitet e fundit.

Në llogarinë e tij në platformën sociale X, ministri Kurum theksoi se temperatura më e lartë prej 45.9 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Cizre të provincës juglindore Şırnak dhe temperature më e ulët prej 5.2 gradë Celsius u regjistrua në provincën lindore Erzurum.

Duke theksuar se nga e hëna e ardhshme pritet rritje e temperaturave, Kurum u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm. Rritja e temperaturave ka shkaktuar pasoja të shumta në mjedis.