Të gjithë po presin me padurim inaugurimin e stadiumit të ri kombëtares, teksa FSHF nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Era Istrefi dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur do të ndezin atmosferën në stadium, për t’i lënë më pas skenën djemve të Edi Rejës dhe tifozëve shqiptarë.
Biletat janë shitur të gjithë dhe 22 mijë tifozë do të mbështesin kombëtaren kuqezi. Këta të fundit do të jenë të gjithë të pajisur me flamuj kuqezi. FSHF ka vendosur nga një të tillë në çdo stol, teksa tundja e tyre në fillim të ndeshjes pritet të krijojë një atmosferë shumë të bukur, aty ku do dominojnë ngjyrat kuqezi. /abcnews.al