Zjarret djegin pyjet, 11 vatra/ Qyra: Situata e vështirë në zonat malore, por nën kontroll. Jemi duke monitoruar

schedule18:26 - 12 Gusht, 2024

schedule 18:26 - 12 Gusht, 2024

Drejtori i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Leonard Qyra thotë se paraqitet e vështirë situata me zjarret në zonat malore.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Qyra u shpreh se situata është në kontroll dhe vatrat e zjarrit po monitorohen.

“Aktualisht jemi në fshatin Kostar në Finiq. Që prej mëngjesit të sotëm jemi përballur me një zjarr goxha intensiv. Një vatër zjarri e shkaktuar që ditën e djeshme. Aktualisht, janë zjarrfikset e Bashkisë Finiq, Delvinë, Konispol, Dropull, Himarë dhe Sarandë. Situata më e vështirë sigurisht ka qenë në vendin ku ndodhemi ne, për shkakun se ka zona të banuara, bëhet më e vështirë ndërhyrja, për shkak të terrenit. Kjo mbetet zona më e vështirë. E kemi nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Është e vështirë ndërhyrja me mjete. Arsyet dhe shkaqet janë më të ndryshmet. Më të shpeshtat janë nga vetë banorët të cilët djegin kulturat e kulturave bujqësore. Nuk kontrollojnë dot zjarrin sepse nuk kanë mjete zjarrfikse aty pranë. Zjarri përhapet dhe merr përmasa. Nuk besoj se ka zjarrvënie të qëllimshme për të dëmtuar turizmin. Do ishte e rëndë për ta thënë. Kjo do ishte absurde”, theksoi ai./abcnews.al