Italianët “pushtojnë” Vlorën/ Operatorët turistikë: Këtë vit një rritje e konsiderueshme e turistëve

schedule15:05 - 10 Gusht, 2024

schedule 15:05 - 10 Gusht, 2024

Qyteti bregdetar i Vlorës nga pritur fluks turistësh gjatë kësaj vere. Fatjon Katiaj operator dhe guidë turistike pranon se turistët janë në shifra të konsiderueshme dhe mbizotërojnë italianët. Përtej detit turistët kanë shijuar edhe vizitat në site arkeologjike dhe në muze.

Operatorët turistikë theksojnë se turistet e huaj preferojnë edhe ekskursionet për të eksploruar sa më shumë vende në Shqipëri. Të preferuara mbeten vizitat në Sarandë e Ksamil, shëtitjet me anije, si dhe vizita në  qytete si Berat apo Gjirokastër.

Mes turistëve të huaj ka shume që janë rikthyer për të pushuar në Vlorë por ka edhe nga ata që kanë ardhur për herë të parë pas sugjerimeve të miqve apo shokëve.

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!